Samsung lanson Galaxy Ace 3

Samsung ka lansuar pajisjen e fundit me sistem operativ Andorid dhe ekran 4 inç , Galaxy Ace 3. Pajisja ka procesor Dual-Core 1GHz, me ekran 4 inç, dimensione 480×800,...

Samsung Galaxy Ace 3 ITshqip
Samsung ka lansuar pajisjen e fundit me sistem operativ Andorid dhe ekran 4 inç , Galaxy Ace 3.

Pajisja ka procesor Dual-Core 1GHz, me ekran 4 inç, dimensione 480×800, kamerë 5 mega-piksel, 1GB RAM, 4GB hapsirë të intergruar dhe mundësi për ta rritur atë përmes microSD kartë.Galaxy Ace 3 vjen me versionin e fundit, Andorid 4.2 dhe po ashtu mundësi për të futur dy SIM kartela.

Samsung pretendon ta sjellë këtë pajsije në nivel të lartë duke shtuar edhe disa karaktersita të ashtuquajtuara ” S “, që normalisht janë në dispozicon vetëm për pajisjet në kategorin Premium të kompanisë. Këto karaktersitika janë ” S Translator ” që ju mundëson përkthime të menjëhershme, ” S Travel ” që ju jep informata më shumë gjatë udhëtimit, ” Voice S ” e cila ofron funksionin për komandim me zë.

Galaxy Ace 3 në varësi të tregut do të jetë në dispozicon në rrjetin 3G ose LTE, ndërsa sa i përket qmimit dhe datës së saktë të daljes në treg ende nuk dihen. /itShqip

RELATED BY