Samsung mbush plotë aeroplanët me Galaxy S6 për në SHBA

Samsung mbush plotë aeroplanët me Galaxy S6 për në SHBA1

 

Derisa Samsung nuk është duke zbuluar ende numrin e para porosive për pajisjet Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, një gjë është e sigurt, kërkesat janë madhështore.

Shifrat duket të jenë aq të larta sa që kanë detyruar kompaninë Samsung të ngarkojë pajisjet e lartpërmendura në disa aeroplanë që do të aterojnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto paleta të paketuara me Galaxy S6 dhe S6 Edge do të zënë vend në raftet e dyqaneve në SHBA më 10 Prill, datë kjo e cila është caktuar zyrtarisht për debutim të pajisjeve./ITshqip/

CategoriesTags

Related Posts