Samsung mori ndalesë për të shitur paisjet e saja

Edhe pse refuzoi disa akuza për shkelje të patentës, gjykata në Hagë-Holandë, pranoi padinë nga Apple që Samsung kishte kopjuar teknologjinë dhe dizajnin e tyre dhe i dha ndalesë...

Edhe pse refuzoi disa akuza për shkelje të patentës, gjykata në Hagë-Holandë, pranoi padinë nga Apple që Samsung kishte kopjuar teknologjinë dhe dizajnin e tyre dhe i dha ndalesë Samsung-it për shitjen e  tre modele nga telefonat e mençur Galaxy në disa shtete Europiane ku është valid patenti softuerik EP 2059868. Patenta i referohet interfejsit për menaxhimin e fotografive dhe ekranit në prekje.

Samsung do të ketë në dispozicion 7 javë për tu pregaditur për embargon, më sakt për të larguar modelet Galaxy S, Galaxy S II dhe Galaxy Ace nga shitoret e këtyre vendeve: Angli, Francë, Finlandë, Irlandë, Linshenshtajn, Luksembur, Monako, Suedi dhe Zvicër shkruan BBC.

Samsung në mënyrë sarkastike pranoi ndalesën për shitjen e telefonave të mençur , duke thënë se “Vendimi i sotëm vërteton se produktet Galaxy janë inovative dhe të veçanta”. Megjithatë kompania nga Korea së Jugut gjithashtu paralajmëroi se do të marrë të gjitha masat ligjore, që paisjet Galaxy të qëndrojn në shitje.

Samsung në deklaratën e saj shkroi se ky vendim vlen vetëm për shtetin e Holandës, dhe jo edhe për vendet tjera europiane. Por, përshkak se Holanda është vendi kryesor ku Samsung bënë dërgimin e porosive, dhe pastaj nga po ky vend distrubohen nëpër vendet tjera europiane, si duket kompania e Korësë së Jugut do të duhet të riorganizon logjistikën për ti dërguar paisjet nëpër vendet tjera europiane, thotë eksperti për patenta Florien Muller nga Foss Patents.

Përveç telefonave të mençur, Samsung është në luftë me Apple edhe për dizajnin dhe teknologjinë e tabletit të tyre, Galaxy Tab 10.1. Pasi fillimisht mori ndalesë nga gjykata gjermane për të shitur këtë paisje në Europë(Galaxy Tab 10.1), po kjo gjykatë pastaj largoi këtë vendim ose ndalesë./itshqip

RELATED BY