Samsung ngarkon një imazh të Galaxy S4 Mini në Samsung Apps

Samsung aksidentalisht ka ngarkuar një imazh të Galaxy S4 Mini në faqen zyrtare për aplikacione. Imazhi është paraqitur tek Përmbajtja & Shërbime, ku ishte në dispozicion për tu zgjedhur...

Galaxy S4 Mini itshqip.COM

Samsung aksidentalisht ka ngarkuar një imazh të Galaxy S4 Mini në faqen zyrtare për aplikacione.

Imazhi është paraqitur tek Përmbajtja & Shërbime, ku ishte në dispozicion për tu zgjedhur edhe Samsung Galaxy S4 Mini.

Pasi një përdorues dëshiroi të selektoi pajisjen për të shkarkuar aplikacione, secila nga pajisjet e Samsung-ut ishin paraqitur me një foto dhe emri i pajisjes ku aty ishte e mundur për të zgjedhur edhe Galaxy S4 Mini.

Tani Galaxy S4 Mini është larguar nga lista, dhe Samsung nuk ka lënë asnjë informacion apo specifikë të pajisjes.

Samsung Galaxy S4 Mini është përfolur se do ketë një ekran më të vogël se Galaxy S4, pra do ketë madhësinë prej 4.3 inç dhe me kamerë 8 mega-piksel.

Gjithashtu mendohet se Galaxy S4 Mini do të vijë në katër tipe apo lloje. Njëri do ketë vetëm një SIM kartel, varianti tjetër do ketë dy SIM kartela, dhe njëri do mbështet funksionin LTE.

Deri tani nuk ka asgjë zyrtare për lansimin, çmimin apo ndonjë informatë tjetër rreth Samsung Galaxy S4 Mini. /ITshqip

RELATED BY