Samsung nxjerr në treg ekranin komercial të tejdukshëm në Shtator.

Samsung ka lansuar një çift ekranesh për përdorim komercial, të cilët ofrojnë një kornizë shfaqëse të integruar që përdor një panel të tejdukshëm dhe xham katror e vendosur mbi...

Samsung ka lansuar një çift ekranesh për përdorim komercial, të cilët ofrojnë një kornizë shfaqëse të integruar që përdor një panel të tejdukshëm dhe xham katror e vendosur mbi një fole të hollë. Ekrani i parë i quajtur NL22B, që duket në foton më lartë, është një prodhim më vehte, i përbërë nga një ekran 22-inch i tejdukshëm para një kornize kuboide, me kompjuter të integruar për video kontroll dhe altoparlante për zë atmosferik.

I dyti, që është quajtur UD22B, ofron ekran 21.6 inch mbi fole të gjërë vetëm 5.5mm — sipas Samsung, ekrani është dizajnuar ashtu që t’u ndihmoj përdoruesve të krijojnë “video mur artistik” duke shfaqur së bashku një varg deri në 100 njësi të ndryshme.

Të paralajmëruara pa ndonjë bujë në InfoComm 2012 në Qershor, si duket pajisjet do të vihen në disopzicion që në Shtator, dhe Samsung planifikon të shënoj këtë ngjarje me një ekspozitë në panairin IFA në Berlin.

Për një demonstrim të hershëm të ekranit të tejdukshëm NL22B — që sipas Samsung ofron një shkallë transmitimi prej 15 përqind, kundruall 5 përqindshit që ofrojnë ekranet rivale — shikoni videon më poshtë./itshqip

 

RELATED BY