Samsung pret rekord në shitje të Galaxy S6 dhe S6 Edge

Megjithëse Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge nuk janë lëshuar ende zyrtarisht, duket që kompania është tashmë duke pritur rekord në shitje për serinë e re të pajisjeve. Qysh...

Samsung pret rekord në shitje të Galaxy S6 dhe S6 Edge

Megjithëse Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge nuk janë lëshuar ende zyrtarisht, duket që kompania është tashmë duke pritur rekord në shitje për serinë e re të pajisjeve. Qysh pas zbulimit të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge që Samsung bëri një muaj më parë, një numër i madh raportesh argumentuan që Samsung ka thyer rekord në para-porosi për serinë Galaxy S6 nga transportuesit në mbarë botën, dhe tani duket se këto raporte janë të sakta.

J.K.Shin, drejtori ekzekutiv i divizionit mobil të kompanisë, ka folur në një eveniment për media duke konfirmuar që Samsung pret një rekord në shitje të pajisjeve Galaxy S6 dhe S6 Edge, ndonëse Shin nuk përmend ndonjë shifër, transmeton ITshqip.com. Me prodhimin e shumicës së komponentëve brenda serisë Galaxy S6, përfshirë procesorin dhe LTE Radio, përfitimet e kompanisë Samsung pritet të jenë edhe më të mëdha brenda tremujorit të ardhshëm.

Përfaqësuesi i kompanisë Samsung gjithashtu theksoi se kompania ndoshta nuk do të jetë në gjendje të iu përgjigjet kërkesave për versionin Galaxy S6 Edge si pasojë e ekranit të lakuar dhe vështirësive të tjera në prodhim. Të dy versionet zyrtarisht do të lansohet nesër në 20 vende në mbarë botën./itShqip/

 

RELATED BY