Samsung prezanton dy kamera të mençura sigurie

Samsung ka lansuar një seri të re me kamera sigurie që mund t’i kontrolloni duke përdorur pajisjen tuaj të mençur telefonike apo tabletin tuaj. SmartCam vjen nga e njëjta...

Samsung prezanton dy kamera të mençura sigurie

Samsung ka lansuar një seri të re me kamera sigurie që mund t’i kontrolloni duke përdorur pajisjen tuaj të mençur telefonike apo tabletin tuaj.

SmartCam vjen nga e njëjta familje si pajisjet e tjera për siguri që u lansuan në Shtator të vitit të kaluar nga Samsung. Kamera e sigurisë e sapo lansuar ka një memorie prej 32GB dhe në brendi përmban edhe mikrofon dhe altoparlant.

E pajisur me IR Cut Filter për kapjen e imazheve edhe natën, sistemi i kamerës SmartCam përmban edhe funksionin Motion Zone, një opsion softuerik që ju lejon të dalloni lëvizje brenda një pjese të caktuar në hapsirën që është vënë kamera.

Samsung prezanton dy kamera të mençura sigurie1

Samsung gjithashtu ka lansuar edhe versionin e tjetër të quajtur SmartCam Outdoor, pra kamerë që vendoset jashtë shtëpisë, e cila kushton 229 dollarë.

Ashtu si kamera SmartCam HD, edhe kjo kamerë që vendoset jashtë shtëpije përmban një shikim të gjerë me kënd 128 shkallë, dhe është dizajnuar për të ofruar detaje edhe në gjurmë të vogla.

Të dy pajisjet do jenë në dispozicion në muajin Mars, por aplikacioni do jetë në dispozicion në muajin Shkurt në iOS dhe Android./itShqip

 

RELATED BY