Samsung prezanton Galaxy S5

Kompania Samsung ka  prezantuar në Barcelonë modelin e saj të ri S5, i cili në shikim të parë nuk sjell ndryshime të mëdha. Mbështjellësi i pasmë prej polikarbonati vjen...

SAM_2833149b

Kompania Samsung ka  prezantuar në Barcelonë modelin e saj të ri S5, i cili në shikim të parë nuk sjell ndryshime të mëdha.

Mbështjellësi i pasmë prej polikarbonati vjen në katër ngjyra, e zezë, e bardhë, blu dhe ngjyrë ari.

Galaxy S5 është rezistent ndaj  pluhurit dhe ujit gjë që kompania e konsideron një karakteristikë të rëndësishme.
S5 ka një ekran Full HD Super AMOLED me diagonale 5.1-inç si dhe një procesor prej 4 bërthamash 2.5GHz si dhe 2GB ram memorie.

files (1)

Për ruajtjen e të dhënave të ndryshme mund të shfrytëzoni memorien  me kapacitet  16 apo 32 GB, ndërsa bateria ka kapacitet prej 2800 mAh, gjë që kjo e fundit sipas prodhuesit është thënë që mund të ketë jetëgjatësi më të madhe se modeli paraprak.

Kamera e S5 do të jetë e jashtëzakonshme  me 16 megapikselë  si dhe do të ketë opsione të reja për auto-fokus e shumë gjëra të tjera të papara në modelet e kaluara.

Veçori e re është edhe sensori i gishtërinjve, të cilin mund ta shfrytëzoni për ruajtjen e fotografive, videove, dokumente të ndryshme të cilat dëshironi t’i mbani sekrete, po ashtu veçori tjetër tek S5  është edhe senzori  në anën e pasme me të cilin mund të maten rrahjet e zemres.

files

RELATED BY