Samsung prezanton tabletat Galaxy Tab4

Samsung të enjeten shpalosi serinë e re të tabletave të ragut mesatar, Galaxy Tab4. Galaxy Tab4 pritet që të fillojë shitjet në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe...

Samsung prezanton tabletat Galaxy Tab4Samsung të enjeten shpalosi serinë e re të tabletave të ragut mesatar, Galaxy Tab4.

Galaxy Tab4 pritet që të fillojë shitjet në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe do vijë në tre madhësi: 7 inç, 8 inç dhe 10.1 inç. Kjo seri vjen në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, po ashtu edhe në dy variante, atë me Wi-Fi dhe LTE.

Nëse shikojmë performancat, këto tableta nuk janë në gjendje për t’u krahasuar me Galaxy NotePro dhe TabPro, sidoqoftë i përkasin rangut mesatar.

Karakteristikat e tabletave Galaxy Tab4 janë :

  • Procesor Quad Core 1.2 Ghz
  • Ekran WXGA (rezolucion 1280×800)
  • Android 4.4 KitKat
  • Kamera mbrapa 3 mega-piksel, para 1.3 MP
  • WiFi 802.11n
  • Bluetooth 4.0

Është vërtet pak e hutuar oferta se si Samsung ofron tri tabletat me madhësi të ndryshme, por me perfomanca të njëjta.

Megjithatë, nëse Samsung ofron këto tableta me çmim më të vogël se 350 dollarë, atëherë do ofrojë më shumë konkurrencë me tabletat nga Apple, Amazon dhe Google./itShqip

RELATED BY