Samsung prezenton tabletin Galaxy.

Galaxy Tab është tablet i cili punon në Android 2.2(Froyo), posedon TFT-LCD ekran 7 inç, me një rezulucion prej 1024×768 pikselë, 512 MB RAM dhe 16 ose 32 GB...

Galaxy Tab është tablet i cili punon në Android 2.2(Froyo), posedon TFT-LCD ekran 7 inç, me një rezulucion prej 1024×768 pikselë, 512 MB RAM dhe 16 ose 32 GB memorie të mbrendshme, posedon poashtu edhe kamerë me 3mp me blic, si dhe një kamerë ne pjesën e përparme për video chat, WiFI dhe 3G lidhje të internetit, kurse peshon diku 380 gram, dhe pritet të jetë konkurent direkt i Apple iPad.

Potenciali më i madh i Galaxy tabletit është fakti që punon në Android, sistemi operativ i Google. Përdoruesit do të kenë zgjidhje të madhe për sa i përket aplikacioneve, sepse tableti ka kyçje direkte në tregun e Android. Nga Samsung thonë se 80-90% nga aplikacionet Android punojnë në këtë tablet, por në disa aplikacione, paraqitet problem, për arsye të madhësis së ekranit.

Galaxy Tab u paraqit tek IFA në Berlin, ku gjithashtu lajmëruar edhe modele tjera nga paisja, por nuk u bë e ditur se sa do të kushtoj kjo paisje. Tableti pritet të shfaqet në Europë nga tetorë.

Video

RELATED BY