Samsung do të lansojë një pajisje me Windows Phone?

Sipas një raporti që vjen nga Korea, Samsung është aktualisht duke testuar qëndrueshmërinë e versionit Windows Phone 8.1 tek një pajisje me çmim të lirë që pritet të lansohet...

Samsung do të lansojë një pajisje me Windows Phone

Sipas një raporti që vjen nga Korea, Samsung është aktualisht duke testuar qëndrueshmërinë e versionit Windows Phone 8.1 tek një pajisje me çmim të lirë që pritet të lansohet këtë vit duke mbështetur sistemin operativ Windows Phone. “Samsung ka përdorur programin eksperimental për të testuar qëndrueshmërinë e softuerit Windows 8.1 në një pajisje telefonike. Gjigandi elektronik Samsung është i interesuar të promovojë Windows telefonat,” thuhet në një projekt zyrtar të pa emëruar që Samsung është duke punuar.

Telefoni i fundit me Windows Phone i prodhuar nga Samsung ishte ATIV SE, i cili ofronte performancë të mrekullueshme për fansat e Windows Phone. Ajo që është duke penguar modelin e ardhshëm me Windows Phone nga Samsung është procesi gjyqësor ndërmjet Microsoft-it dhe kompanisë Samsung mbi honorarët. Në muajin Tetor të vitit të kaluar, Microsoft hodhi në gjyq kompaninë Samsung për 6.9 milionë dollarë pasi ky i fundit ishte vonuar në pagesën prej një miliardë dollarë që duhej bënte kompanisë Microsoft. Më pas të dy kompanitë nënshkruan një kontratë që sipas saj Microsoft përfitonte për çdo pajisje me Android që Samsung ka prodhuar.

Sipas këtij raporti anonim, telefoni i ardhshëm me Windows Phone nga Samsung varet nga “ulja e shpatave” që kompanitë aktualisht kanë të ngritura ndërmjet vete. Nëse marrëveshja do të arrihet, pajisja pritet të lansohet në tremujorin e tretë të këtij viti./itShqip

RELATED BY