Samsung vazhdon të dominojë, raporton të ardhura rekorde!

Samsung përsëri dëshmon se është lider i vërtet në industrinë e telefonave të zgjuar. Për tremujorin e dytë Samsung raportoi të ardhura rekorde prej 5.9 miliard dollarë, shkruan Reuters....

Samsung përsëri dëshmon se është lider i vërtet në industrinë e telefonave të zgjuar. Për tremujorin e dytë Samsung raportoi të ardhura rekorde prej 5.9 miliard dollarë, shkruan Reuters. Fitimet njëkohësisht janë edhe 79% më të larta se vitin e kaluar për të njejtën periudhë.

Sipas hulumtuesve nga IDC, Samsung ka shitur 50,2 milion telefona të zgjuar për një periudhë kohore prilli-qershor. Kjo është pothuajse dy herë më e madhe se shitjet e 26 milionë iPhone të shitura nga Apple. Duken shifra të frikshme por sipas ekspertëve Samsung Galaxy S3, akoma nuk e ka arritur kulmin e shitjes. Pritet shitja e telefonit të vazhdojë të rritet deri në tetor kur është paralajmëruar promovimi i iPhone të ri.

Përveq telefonave të zgjuar, Samsung është lider edhe në tregun e televizorëve, chipave, dhe ekraneve./itshqip

 

RELATED BY