Samsung Wave 3 do të lansohet në tetor

Brezi i ri i telefonave nga Samsung po vjen, Samsung Wave 3 është telefoni i ardhshëm për të cilin nuk dihet asnjë datë e saktë e lansimit, por thuhet...


Brezi i ri i telefonave nga Samsung po vjen, Samsung Wave 3 është telefoni i ardhshëm për të cilin nuk dihet asnjë datë e saktë e lansimit, por thuhet se do dalë në treg brenda muajit tetor.

Një ekezekutiv i Samsung ka konfirmuar se Wave 3 do të lëshohet në treg muajin e ardhshëm, por nuk ka treguar asnjë datë të saktë.

Samsung Wave 3 do të ketë specifika të mira, nuk do ketë procesor dual-core, por do të ketë një single-core SoC 1.4GHz, shfaqje Super AMOLED, një kamerë 5 megapixel ( e aftë për video incizim HD 720p, WiFi, WiFi të drejtpërdrejtë, Bluetooth, GPS, një memorie prej 3GB, një kartë microSD (mbështet deri 32GB) dhe një bateri 1500mAh. Dhe sigurisht telefoni do të konkurroj me versionin e ri të sistetit operativ Bada 2.0./itshqip

RELATED BY