Samsung Z, telefoni i parë me Tizen OS nga Samsung

Pas shumë pengesave, Samsung më në fund lanson telefonin e parë të mençur me platformën Tizen, i quajtur thjeshtë Samsung Z. Samsung Z vjen me ekran Super AMOLED 4.9...

Samsung Z, telefoni i parë me Tizen OS nga Samsung

Pas shumë pengesave, Samsung më në fund lanson telefonin e parë të mençur me platformën Tizen, i quajtur thjeshtë Samsung Z.

Samsung Z vjen me ekran Super AMOLED 4.9 inç, rezolucion 1280×720, procesor QuadCore 2.3GHz, 2GB RAM, 16GB memorje të intergruar, 8 megapiksel kamerën para dhe 2.1 megapiskel kamerën mbrapa, rrjetin LTE, teknologjinë NFC, sensorin IR, bateri 2600mAh dhe versionin 2.2.1 të platformës Tizen.

Samsung Z gjithashtu ka sensorin për njohjen e shenjave të gishtërinjëve në butonin Home si dhe bënë monitorimin e rrahjeve të zemrës, funksion i cili së pari është debutuar në pajisjen Galaxy S5.

Nuk duket se ka ndonjë të re për sistemin operativ Tizen, por Samsung ka premtuar performancë të shpejtë dhe eksperiencë të kualitetit të lartë gjatë shfletimit në ueb me këtë sistem opeartiv.

Telefoni fillimisht do të jetë në dispozicion në Rusi në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe do të debutohet më pas edhe në vendet tjera./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY