Samsung Z1 arrinë më shumë se 100.000 shitje

Samsung Z1 arrinë më shumë se 100.000 shitjeDisa javë më parë, Samsung lansojë telefonin e parë me sistem operativ Tizen, Z1, i cili theu të gjitha pritshmërit për nga numri i shitjeve duke arritur deri tani mbi 120.000 njësi të shitura. Ndërkohë që këto shifra nuk janë edhe aq mbresëlënëse në krahasim me numrin e shitjeve të pajisjeve kryesore nga Samsung, duhet të iu rikujtojmë që telefoni i mençur Z1 përdorë një sistem operativ krejtësisht të ri që konkurron me pajisjet e tjera të profilit të njëjtë në treg.

Samsung Z1 ofron ekran 4 inç me rezolucion 480 x 800 piksela, procesor dy-bërthamor 1.2GHz, 768MB RAM, dhe 4GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave. Njëkohësisht, telefoni i mençur Z1 ka kamerë prapa 3 megapiksel si dhe ofron dy hapësira për SIM kartela.

Është thënë që Samsung planifikon të zgjerojë lansimin e telefonit Z1 edhe në tregje të tjera si Azi, Indonesi dhe Sri Lanka. Fatkeqësisht, Z1 nuk do të lëshohet në Evropë, por kjo nuk do të thotë që kompania nuk do të prezantojë ndonjë pajisje tjetër me sistem operativ Tizen në tregun evropian.(ITshqip)

CategoriesTags

Related Posts