Samsung Galaxy S5 dhe pajisjet e reja Gear janë në dispozicion në mbarë botën

Pajisja e re e mençur nga Samsung, Galaxy S5, ka filluar shitjet në 125 vende, duke përfshirë SHBA-në, Evropën, Amerikën Latine dhe disa tregje në Azi. Po ashtu, edhe...

Galaxy S5 dhe pajisjet e reja Gear janë në shitje në mbarë botën

Pajisja e re e mençur nga Samsung, Galaxy S5, ka filluar shitjet në 125 vende, duke përfshirë SHBA-në, Evropën, Amerikën Latine dhe disa tregje në Azi.

Po ashtu, edhe pajisjet të nevojshme për palestër si Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit janë në dispozicion për t’u blerë.

I lansuar në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, Samsung Galaxy S5 është një pajisje vërtetë e fuqishme, me ekran 5.1 inç, procesor Quad Core 2.5GHz, 2GB RAM, 16/32GB hapësirë të akumulimit të të dhënave, dhe vjen me skanim të gjurmëve të gishtërinjëve dhe bënë matjen e rrahjeve të zemrës.

Samsung Gear 2 dhe Gear 2 Neo janë pajisje më të reja të kompanisë.Ora e mençurë Gear Fit e cila ka ekran Super AMOLED të lakuar me 1.85 inç dhe të ndjeshme në prekje është pajisje më e vogël në krahasim me të parat. Të gjitha këto ora të mençura janë rezistente ndaj ujit dhe bëjnë monitorimin e rrahjve të zemrës./itShqip

RELATED BY