SDD disku i parë në botë me 6TB

SDD disku i parë në botë me 6TB

Nëse dëshironi hapësirë të madhe për akumulimin e të dhënave brenda kompjuterit apo laptopit, atëherë hard disqet janë një zgjedhje e mirë. Disqet me 6TB tani janë të zakonshëm, po ashtu edhe disqet me 8TB madje edhe 10TB kanë filluar të bëhen të përditshëm. Megjithatë, kur është fjala për disqet e fundit SSD sasia për akumulimin e të dhënave është vërtetë e kufizuar. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që këto disqe nuk janë duke u zgjeruar pasi që disku i parë SDD me 6TB do të lansohet në muajin Korrik.

Kompania japoneze Fixstars ka në plan të lansojë 3 SSD disqe të reja me madhësi 2.5 inç të ashtuquajtur 1000M, 3000M, dhe 6000M. Modeli 1000M dhe 3000M do të përdorin memorie prej 19nm, një ndërfaqe 6Gbps, dhe hapësirë për akumulimin e të dhënave prej 1TB deri 3TB.

Ashtu siç edhe tregon emri me shifër të madhe, modeli 6000M do të përdor memorie 15nm me 6TB hapësirë për akumulimin e të dhënave, transmeton itshqip.com. Shpejtësia për lexim pritet të jetë 540MB/s, ndërsa ajo për shkrim 520MB/s, që është e duhura për një disk SSD me 6GB.

Çmimi për disqet nga kompania japoneze është zbuluar vetëm për modelin prej 1TB, disk ky i cili do të kushtojë 820 dollarë. Duke u bazuar në këtë çmim, mund të kuptojmë që modeli me 3TB apo 6TB do të ketë një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Çmimi për disqet SSD është duke rënë vazhdimisht si pasojë e rritjes së sasisë së ofruar duke bërë kështu disqet SDD me 128GB dhe 250GB të përballueshëm. Në të vërtetë, këto disqe ende mbajnë një çmim të lartë në krahasim me hard disqet, por përparësitë në aspektin e shpejtësisë dhe energjisë janë të qarta, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e kostos./ITshqip/

CategoriesTags

Related Posts