Së shpejti ju mund të kyçeni në Google përmes kodit QR

Google ka zgjidhje për atë se si të kyçeni në Google profilin tuaj nëqoftëse gjendeni në ndonjë kompjuter publik për të cilin nuk jeni të sigurt nëse është i...

Google ka zgjidhje për atë se si të kyçeni në Google profilin tuaj nëqoftëse gjendeni në ndonjë kompjuter publik për të cilin nuk jeni të sigurt nëse është i infektuar me ndonjë virus apo ka ndonjë Keylogger etj.

Metoda e Google’s  për kyçje përfshin kod QR dhe Telefon të zgjuar me lidhje Interneti.

Për fat të keq , ajo zgjidhje momentalisht është vetëm një eksperiment, dhe Google e hoqi nga përdorimi faqen në të cilën mund të shihej. Por , kjo don të thotë se së shpejti mund të presim një opcion të tillë të startojë edhe zyrtarisht.

Gjegjësisht, nëqoftëse nëpërmjet të kompjutorit hapim faqen, e cila tashmë nuk është në dispozicion, https://accounts.google.com/sesame , do të hasni në një kod QR të gjeneruar.

Atë kod do të duhet të lexoni nëpërmjet Android, iPhone, Symbian ose ndonjë pajisje tjetër e cila mund të lexoj kodet QR.

RELATED BY