Seagate prezanton hard disqe pa tela për telefona dhe tableta

Kompania Seagate ka sjellur tri modele të hard disqeve që ofrojnë hapësirë për akumulimin e të dhënave. Modeli i parë, Seagate Seven, do të jetë disku më i hollë...

Segate prezanton hard disqe pa tela për telefonat dhe tabletat

Kompania Seagate ka sjellur tri modele të hard disqeve që ofrojnë hapësirë për akumulimin e të dhënave. Modeli i parë, Seagate Seven, do të jetë disku më i hollë portativ me 500GB me lansimin në fund të këtij muaji. Modeli tjetër, Seagate Personal Cloud, ofron hard disk 3TB, 4TB dhe 5TB për akumulimin e të dhënave. Por modeli që më shumë jemi të interesuar është Seagate Wireless.

Ndryshe nga Seagate Seven që është i mbështjellur me kornizë metalike, Seagate Wireless bartë korniza plastike që janë në dispozicion në pesë ngjyra (gjelbër, kaltër, gri, kuqe e ndezur dhe të bardhë) duke ofruar 500GB hapësirë për përdoruesit e telefonave të mençur dhe tabletave që kanë nevojë për më shumë hapësirë. Me diskun Seagate Wireless ju mund të regjistroni qindra filma dhe mijëra imazhe në pajisjen tuaj telefonike. Wireless pajisja njëkohësisht vjen me sinjalin Wi-Fi të integruar, kështu që nuk keni nevojë për ndonjë lidhje me internet. Seagate Wireless do të jetë në dispozicion për 130 dollarë nga Seagate duke filluar nga fundi i këtij muaji.

Po ashtu, Seagate Wireless ju lejon të shpërndani përmbajtjet mediative deri në tri pajisje telefonike brenda kohës së njëjtë. Kjo pajisje duket se do jetë shumë e përdorshme nga të gjithë ata që ngarkojnë pajisjet e tyre me përmbajtje të ndryshme./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY