Sharp lanson TV-në më të madhë në Evropë

Kompania Sharp ka lansuar TV-në më të madhe që ka qenë ndonjëherë në shitje në Evropë, i cili ka një madhësi prej 90 inç dhe është më i madh...

Sharp Aquous 90 inç ITshqipKompania Sharp ka lansuar TV-në më të madhe që ka qenë ndonjëherë në shitje në Evropë, i cili ka një madhësi prej 90 inç dhe është më i madh se modeli i cili ka mbajtur rekordin më parë, pra LG me 84 inç.

Ky model nga Sharp, Aquos LC-90LE757, ka qenë në shitje në SHBA që nga Qershori i vitit të kaluar dhe tani ka filluar shitjet edhe në Evropë.

” Në shtetet e mëdha ka shtëpi të mëdha dhe dhoma të mëdha, kështu edhe TV duhet të jetë i përshtatshëm ” tha Nigel Catlow për BBC.

Ndërsa sipas disa raporteve nga GfK, vetëm në Britani të madhe thuajse 6 përqind e shitjeve të TV janë me madhësi 50 inç apo më të madhe.

Në vitin 2012, Panasonic lansoi modelin, TH-152UX1W, me 152 inç i cili kushton 600.000 paund apo 702.23 euro. Ky model është lansuar në Harrods dhe përdoret vetëm për shfaqje profesonale  dhe nuk është në dispozicion për t`u blerë nga të gjithë./itShqip

RELATED BY