SHBA akuzoi Rusinë dhe Kinën për cyber-spiunazh

Shërbimi sekret për kundërzbulim në SHBA publikoi një raport në të cilën thuhet se Rusia dhe Kina janë shkelësit më të mëdhej kur bëhet fjalë për internet-spiunazhë. Duke përdorur...

Shërbimi sekret për kundërzbulim në SHBA publikoi një raport në të cilën thuhet se Rusia dhe Kina janë shkelësit më të mëdhej kur bëhet fjalë për internet-spiunazhë. Duke përdorur internetin, hakerët rusë dhe ato kinezë vjedhin sekretet ekonomike amerikane me qëllim që të avancojnë zhvillimin e tyre ekonomik. Interesante për këtë raport është se për herë të parë hapur SHBA akuzon këto shtete për sulme të hakerëve.

Raporti i quajtur “Spiunët e huaj vjedhin sekretet ekonomike amerikane në internet” është bërë për kongresin amerikan dhe në të thuhet se kompanitë private dhe ekspertët për siguri në internet kanë deklaruar se shumica e sulmeve burimin e tyre e kanë nga Kina. Në raport gjithashtu thuhet se ka sulme edhe nga Rusia, por janë të vogla në krahasim me ato nga Kina, por megjithatë janë sulme të sofistikuar dhe të gjera. Për shkak të numrit të madh të metodave të cilat përdoren për sulme ndaj sistemeve kompjuterike, është vështirë të identifikohen ato të cilët kryjnë këto sulme dhe vjedhin informacionet.

Ministri Kinez për punë të jashtëm, Hong Li, hodhi poshtë akuzat nga ky raport, duke deklaruar se sulmet online janë të njohura edhe në atë që kalojnë kufijtë kombëtare dhe janë anonime. Të identifikohen sulmuesit pa ndonjë hulumtim të gjerë është joprofesionale dhe e papërgjegjshme. Ai gjithashtu shtoi se bashkësia ndërkombëtare do të ndalojë paragjykimet dhe do të fillojë të punojë së bashku me Kinën për të ruajtur sigurinë në internet./itshqip

RELATED BY