Shërbimi Android Device Manager ju lejon të gjeni pajisjen tuaj

Google ka lansuar shërbimin e tij, Android Device Manager, i cili ju mundëson të gjeni pajisjen tuaj Android ose t`i mbroni të dhënat e juaja në rast se ajo...

Shërbimi Android Device Manager ju lejon të gjeni pajisjen tuaj

Google ka lansuar shërbimin e tij, Android Device Manager, i cili ju mundëson të gjeni pajisjen tuaj Android ose t`i mbroni të dhënat e juaja në rast se ajo është vjedhur. Shërbimi i ashtuquajtur Android Device Manager ju lejon që t`i vëni volum maksimal pajisjes tuaj edhe nëse ajo ka pasur të aktivizuar vetëm opsionin për dridhje.

Në rast se pajisja juaj e mençur ose tableta juaj nuk është në afërsi atëherë ju mund të lokalizoni atë duke përdorur hartën e cila të tregon gjendjen momentale të asaj pajisje.

Gjithashtu është edhe një opsion i cili ju lejon të fshini të dhënat edhe nga largësia në rast se pajisja juaj është vjedhur apo ju nuk jeni në gjendje për t`i tërhequr ato. Kjo do të thotë që ju mund të ndaloni gjërat personale të bijnë në duart e gabuara.

Shërbimi Android Device Manager do jetë në dispozicion më vonë gjatë këtij muaji për pajisjet me versionin Android 2.2 ose ndonjë version më të ri. Gjithashtu do jetë në aplikacion në Android i cili ju lejon më lehtë të gjeni dhe të menagjoni pajisjen tuaj./itShqip

RELATED BY