Shërbimi Line arrin 400 milionë përdorues

Aplikacioni për dërgimin e mesazheve nga Japonia, Line, ka njoftuar se ka arritur 400 milionë përdorues të regjistruar, duke u rritur nga 300 milionë që kishte në muajin Dhjetor...

Shërbimi Line arrin 400 milionë përdorues
Aplikacioni për dërgimin e mesazheve nga Japonia, Line, ka njoftuar se ka arritur 400 milionë përdorues të regjistruar, duke u rritur nga 300 milionë që kishte në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Kujtojm se përdorues të  ” regjistruar ” është një term ndryshe nga përdorues ” aktiv “, numër i cili ende nuk është zbuluar nga Line.

Po ashtu, Line njoftoi se tani ka arritur mbi 10 milionë përdorues në 10 shtete (duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Sidoqoftë, ky shërbim për dërgimin e meshazheve njoftoi se në muajin Mars ka arritur një rekord për dërgimin e mesazheve brenda një dite duke arritur 10 miliardë meshazhe . Gjithashtu, ka arritur 12 milionë thirrje me zë brenda ditës dhe 1.8 miliardë përdorime të Sticker-ve.

Shefi i këtij shërbimi synon që të arrijë 500 milionë përdorues brenda këtij viti, gjë e cila do rrit konkurrencën ndërmjet Viber-it, shërbim i cili kohëve të fundit është blerë nga kompania Japoneze Rakuten./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
2 Comments on this post.

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY