Shfaqet një Trojan për Android i cili vjedh informacionet e përdoruesve.

Geinimi është një trojan i sofistikuar më i ri, i cili për së pari herë u shfaq në Kinë, dhe që mund të marrë informacione personale dhe të njejtat...

Geinimi është një trojan i sofistikuar më i ri, i cili për së pari herë u shfaq në Kinë, dhe që mund të marrë informacione personale dhe të njejtat ti transmetojë në serverë të jashtëm, thonë nga kompania për siguri mobile Lookout.

“Geinimi është softweri malicioz më i sofistikuar për Android, dhe gjithashtu është i vetmi i këtij lloji për Android i cili ka botnet mundësi.”, thotë Lookout dhe shton se “ende nuk është i qartë qëllimi i këtij virusi.”

Geinimi si pjesë e aplikacioneve të këqija, dhe të infektuara, punon në background dhe mbledh informacione për përdoruesin, si kordinata për lokacionin e tij, identifikues unik të paisjes si IMEI dhe SIM kartelën, ku më pas në çdo 5 minuta Geinimi bën përpjekje të lidhet me serverë tjetër të jashtëm duke përdorur një prej 10  domeinave, si widifu.com, udaore.com, fijd.com, isplast.com etj… Më pas, pasi të lidhet Geinimi i bartë informacionet e paisjes në serverin. Ky trojan gjithashtu provon të shkarkon dhe të instalon aplikacione tjera, dhe të detyrojë përdoruesin të fshijë ndonjë aplikacion tjetër.

Ky trojan zakonisht paraqitet nga aplikacione të zbritura nga palët e treta, shumica e dyqanëve kineze për Android aplikacione. Kjo mundësohet në telefon përmes aktivimit të instalimit nga “Unknown sources”.

Për këtë, si mbrojtje sygjerohet të mos shkarkohen aplikacione nga dyqanet e panjohura, por vetëm nga ato të besuara dhe burime të njohura. Rekomandohet për të shqyrtuar edhe cilat aksese ka një aplikacion për përdorim të informacioneve, dhe të shkarkohet aplikacion për siguri celulare, me të cilën mund të skenohet telefonin./itshqip.com

RELATED BY