Shield Tablet do të jetë ‘bisha’ e parë me procesorin Tegra X1

Kohëve të fundit Nvidia prezantoi Tegra X1, një brend i ri i fuqishëm i procesorëve që vijnë pas suksesit të vitit të kaluar që kompania arriti me Tegra K1....

Shield Tablet do të jetë bisha e parë me procesorin Tegra X1

Kohëve të fundit Nvidia prezantoi Tegra X1, një brend i ri i fuqishëm i procesorëve që vijnë pas suksesit të vitit të kaluar që kompania arriti me Tegra K1. Ashtu siç iu kemi treguar, Tegra X1 do të jetë çipi me sistemin më të zhvilluar për aplikacione ndonjëherë, prandaj është e pa mundur që ne mos të shohim këtë procesor tek ndonjë telefon i mençur apo tabletë. Bazuar në Fudzilla, Sheild Tablet do të jetë njëra prej tabletave të kompanisë që do të posedojë procesorin Tegra X1, transmeton itShqip.com.

Sheild Tablet, që është lansuar nga Nvidia një vit më parë, pritet të sjell versionin e ri me procesorin Tegra X1 më 17 Mars.

Procesori Tegra X1 vjen me tetë-bërthama 64-bit (4 bërthama Cortex-A57, dhe 4 të tjera Cortex-A53), si dhe grafikë Maxwell 256 bërthama, që do të ta bëjë tabletën e ardhshme Sheild Tablet një ‘bishë’ e pamposhtur./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY