Shikoni se kush kyçet në WiFi-në tuaj?

Nëse mendoni se dikush po ju vjedh sinjalin tuaj të internetit, atëherë tani mund ta zbuloni se kush e përdorë rrjetin tuaj pa tela WiFi. Programi Wireless Network Watcher...

Klikoni mbi foto për ta shikuar në madhësinë origjinale

Nëse mendoni se dikush po ju vjedh sinjalin tuaj të internetit, atëherë tani mund ta zbuloni se kush e përdorë rrjetin tuaj pa tela WiFi. Programi Wireless Network Watcher është falas dhe ju njofton kur dikush kyçet në WiFi-në tuaj. Ja se si ta përdorni atë?

  1. Shkarkoje Wireless Network Watcher.
  2. Instalojeni atë, dhe shikojeni se kush është në listën tuaj WiFi.
  3. Nëse e përdorni për herë të parë, ju duhet a rregulloni që ai të ju lajmëroj kur dikush kyçet në WiFi-në tuaj. Vetëm klikoni në menynë “Options” dhe selektoni “Beep On New Device” dhe “Background Scan.”
  4. Për skanim mund të klikoni në mënynë File – Start Scaning ose duke klikuar në F5. Lidhja e re në WiFi-në tuaj do njoftohet më një ton vigjilent.

Ky program ju mundëson të shikoni çdo lidhje si, smartphonet, telefonat e tjerë që mbështesin WiFi, tabletët, kompjuterët, laptopët dhe pajisje të tjera./itshqip

RELATED BY