Shitet kompjuteri i parë nga Apple për 365.000 dollarë!

Kompjuteri i parë nga Apple i vitit 1976 nga garazha e Steve Jobs-it është shitur për 365.000 dollarë në ankandin e Kristit të Martën. Kompjuteri i ndërtuar nga dora...

Shitet kompjuteri i parë nga Apple për 365.000 dollarë

Kompjuteri i parë nga Apple i vitit 1976 nga garazha e Steve Jobs-it është shitur për 365.000 dollarë në ankandin e Kristit të Martën.

Kompjuteri i ndërtuar nga dora e Steve Wozniak përbëhet nga një pllakë amë, tastierë e ndërtuar nga druri dhe një ekran të vogël. Një lexues kasetash dhe një manual operacionesh ishin njëkohësisht të intergruara.

Sipas një raporti nga BBC, kanë mbetur më pak se 50 kompjuerë të tillë, transmeton ITshqip. Ky model është i veçantë pasi që është shitur personalisht nga Steve Jobs prej garazhës së tij në Kaliforni.

Kristi ka vlersuar se një gjë kaq e rrallë duhet të shitet mirë me një çmim deri në 600.000 dollarë. Kjo shifër nuk është shumë e madhe në krahasim me çmimin që kishte blerë muzeu Henry Ford për më shumë se 900.000 dollarë./itShqip

RELATED BY