Shitjet e kompjuterëve personal vazhdojnë me rënie

Interesi për kompjuterët personal ngadal por sigurtë po bie. Kjo mund të shihet edhe në raportin e fundit të kompanisë hulumtuese Gartner, në të cilën thuhet se shitja e...

Interesi për kompjuterët personal ngadal por sigurtë po bie. Kjo mund të shihet edhe në raportin e fundit të kompanisë hulumtuese Gartner, në të cilën thuhet se shitja e kompjuterëve personal në Europën Perëndimore në tremujorin e tretë ka rënie për 11%.

Në tremujorin e tretë janë porositur 14,8 milionë kompjuterë, shifër e cila është për 11,4% më e vogël se nëperiudhën e njejtë të vitit të kaluar. Laptopë janë më të prekura, me 12,6% rënie në shitje, derisa shitja e desktop komjuterëve ka rënie prej 8,7%.

Hewlett-Packard akoma është në krye të prodhuesve për kompjuterët personal, me 22% të tregut, edhe pse në tremujorin e tretë kjo kompani ka rënie të shitjeve prej 7,5%. Acer ndodhet në vendin e dytë me 15,2% mga tregu i kompjuterëve personal. Falë shitjes së shkëlqyer të laptopëve, ASUS në tremujorin e tretë përjetoi rritje diku për 20%, dhe me atë tejkaloi kompaninë DEll për pozitën e tretë. Apple gjithashtu ka rritje në shitjet e kompjuterëve, edhe atë rritje prej 28%.

Shitjet e dobëta janë përshkak të popullaritetit gjithënjë e më të madhe të tabletëve, si dhe situata e rëndë ekonomike. Pothuajse është e sigurtë se shitjet e kompjuterëve personal do të vazhdon të përjetojë rënie edhe në tremujorin e katërt. Arsyeja për këtë është mungesa e hard disqeve, si rezultat i përmbytjeve që goditën Tajlandën së fundmi, prodhuesin më të madh të hard disqe në botë./itshqip

 

RELATED BY