Shitjet e video lojrave shënuan rënie për…

Sipas një raporti të analistëve nga kompania NPD, në tremujorin e parë të këtij viti në SHBA është shënuar rënie e konsiderueshme e video lojrave në treg, për pothuajse...

Sipas një raporti të analistëve nga kompania NPD, në tremujorin e parë të këtij viti në SHBA është shënuar rënie e konsiderueshme e video lojrave në treg, për pothuajse 42%, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Analistët sidomos janë të befasuar me muajin prill, kur kanë zbuluar rënie prej 32%, duke ditur se është periudhë e festave së pashkëve, i njohur gjithmon si muaji i rezultateve të mira kur bëhet fjalë për shitje të video lojrave. Shifra të ngjajshme me rënie të tmerrshme për nga shitja kanë shënuar edhe lojrat e konzollave siç janë Xbox 360 dhe PS3.

Lojtarët Amerikan në prill kishin shpenzuar gjithsej 630 milionë dollarë për argëtim elektronik, me çka 307 milionë në lojra për paisje mobile – krahasuar me 633 milionë dollarë për këtë platformë në të njejtën periudhë vitin e kaluar, që është një rënie e tmershme.

Anita Fraizer, analiste në NPD, deklaroi se arsyeja kryesore për këtë rënie është se prodhuesit e lojrave nuk e kanë tempuar mirë daljen e mjaft lojrave të mira gjat periudhës së pushimeve.

Lojrat më të shitura në SHBA ishin Prototype 2, Kinect Star Wars dhe Call of Duty: Modern Warfare 3./itshqip

RELATED BY