Shitjet në App Store u rritën për 50% në 2014

Edhe pse nuk është duke marrur pjesë në CES që është duke u mbajtur në Las Vegas, Apple vazhdimisht tenton të marr vëmendjen e evenimentit duke njoftuar për të...

Shitjet në App Store u rritën për 50 në 2014

Edhe pse nuk është duke marrur pjesë në CES që është duke u mbajtur në Las Vegas, Apple vazhdimisht tenton të marr vëmendjen e evenimentit duke njoftuar për të rejat e kompanisë.

Gjiganti teknologjik nga Kalifornia njoftoi të Enjten që konsumatorët kanë shpenzuar “afër gjysmë miliardë dollarë” në aplikacionet në App Store gjatë javës së parë të 2015, duke vendosur një rekord të ri për kompaninë, ku data 1 Janar është shënuar si dita më e madhe e shitjeve të aplikacioneve.

Ashtu si vite më parë, Apple thotë që faturat për App Store janë rritur për 50% për çdo vit, duke treguar që shitjet në App Store në përgjithësi kanë arritur shifrën prej 15 miliardë dollarëve.

Apple shtoi që zhvilluesit e kompanisë tani kanë të garantuar 25 miliardë dollarë të ardhura vjetore që prej lansimit të App Store në vitin 2008, transmeton ITshqip.com.

Në një post tjetër që është bërë gjatë javës, Apple pretendon që ka “krijuar apo mbështetur” më shumë se një milionë punë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 627.000 punë që kompania thotë se vijnë direkt nga ekosistemi iOS. Kjo e dyfishon numrin e punëve që kompania mbante përgjithësi në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara./itShqip

Shitjet në App Store u rritën për 50 në 20141

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • Shitjet në App Store u rritën për 50% në 2014 | glb
    8 January 2015 at 20:37
    Leave a Reply

    […] Shitjet në App Store u rritën për 50% në 2014 Arsim Namani. […]

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY