Shkarkoni iOS7 Beta pa ndonjë llogari

Me lansimin e platformës mobile iOS7 nga Apple është e kuptueshme se shumë përdorues të pajisjeve nga Appple nuk kanë durim të presin për të provuar këtë sistem të...

Me lansimin e platformës mobile iOS7 nga Apple është e kuptueshme se shumë përdorues të pajisjeve nga Appple nuk kanë durim të presin për të provuar këtë sistem të ri operativ. Platforma mobile iOS7 do të jetë në dispozicion me të gjitha pajisjet që janë prodhuar pas daljes së iPhone 3GS.

Apple iOS7 Update Itshqip

Sigurisht që së pari duhet të keni një llogari si zhvillues  i kësaj platforme, por sidoqoftë disa kanë arritur të gjejnë mënyra se si të shkarkohet iOS7 Beta edhe pa ndonjë llogari.

iOS7 është ende në fazat Beta dhe si zakonisht duhet të prisni afër një muajë për ta instaluar atë.

Kërkesat :

(P.S Ne nuk jemi përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar në pajisjen tuaj pasi që projekti është ende në versionin Beta dhe punoj apo jo ne nuk mbajm përgjegjësi.)

  • Shkarkoni iTunes
  • Ju duhet versioni i fundit i iOS

Si ta instaloni iOS 7 Beta pa llogari zhvilluesish:

  • Hapëni iTunes dhe kyqeni pajisjen tuaj në PC ndërmjet USB kabllës
  • Klikoni në pajisjen tuaj në iTunes dhe bëni një kopje rezervë (backup)
  • Mbajeni të shtypur opsionin OS X ( në Windows përdorni Shfit) dhe klikoni Update
  • Zgjedhëni skedarin e shkarkuar iOS7 Beta dhe përditësimi i pajisjes tuaj me iOS 7 do fillojë . /itShqip

RELATED BY