Shqipëria renditet në vendin e 87 sipas zhvillimit teknologjik.

Shqipëria renditet në vendin e 87 sipas zhvillimit teknologjik, kurse vlersim më i ulët me notën 2.8 nga gjithsej 7 pikë shkon për “aftësitë inovative”, në sektorin e biznesit...

Shqipëria renditet në vendin e 87 sipas zhvillimit teknologjik, kurse vlersim më i ulët me notën 2.8 nga gjithsej 7 pikë shkon për “aftësitë inovative”, në sektorin e biznesit në Shqipëri, thuhet në raportin për teknologji informative globale pran Forumit Botëror Ekonomik, SEF.

Interesante, Shqipëria ndodhet në vendin e 8 nga gjithsej 138 vende ku mund më shpejt të niset ndonjë biznes, më sakt për 5 dit mund të regjistroni ndonjë kompani, edhe pse vlersimet tjera tregojnë që kjo nuk do të thotë asgjë sepse varet se në çfar kushte do të punoni.

Përveç aftësive inovative gjithashtu ulët janë vlersuar edhe disa sektore tjera, të cilat do të mund ti shikoni nga dokumenti .pdf. Vendi më mir i renditur nga gjithsej 138 vende në këtë raport është Suedia, e ndjekur nga Singapori, Finlanda, Zvicra , SHBA, Tajvani dhe Kina. Kurse fqinjët e Shqipërisë dhe ato balkanike ndodhen në këto vende Maqedonia renditet në vendin e 72, Greqia në vendin e 64, Serbia në vendin e 93, Italia në vendin e 51, Mali i zi në vendin e 44, dhe Bosnja në vendin e 110.

Raportin e plotë mund ta shikoni nga këtu (.PDF në f.162 ndodhet Shqipëria).

RELATED BY