Shtëpia e Bardhë me faqe zyrtare në Google+

Shtëpia e Bardhë është një simbol i pushtetit dhe është qëndrimi zyrtar më i fuqishmi në botë. Mbajtja në kontakt me më shumë se 300 milionë njerëz është e...

Shtëpia e Bardhë është një simbol i pushtetit dhe është qëndrimi zyrtar më i fuqishmi në botë. Mbajtja në kontakt me më shumë se 300 milionë njerëz është e rëndësishme, kështu që cila është zgjidhja më e mirë për këtë sesa interneti, një rrjet social në këtë rast.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Google+, ka arritur të grumbulloj më shumë se 32 mijë njerëz. Përveç njoftimeve dhe takimeve të shumta që do të postohen në këtë faqe, nuk do të mbesin prapa edhe fotografi dhe video të ndryshme nga stafi dhe nga takime të ndryshme.

Mirë se vini në faqen e Shtëpisë së Bardhë në Google+! Këtu mund të gjeni lajme nga blogu zyrtar, foto dhe video nga prapa-skena, gjithashtu edhe shanse të shumta për angazhim me zyrtarë të administratës. Një gjë interesante që na ka pëlqyer në Google+ është tipari Hangouts. Në faqen tonë ne do të përdorim Hangouts për Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të administratës që përfshijnë tema nga ekonomia dhe teknologjia. Disa përdorues të Google+ do të ftohen për t’u bashkuar në Hangout me Shtëpinë e Bardhë dhe të kenë një bisedë me ekspertë të politikës. Por pjesa më e mirë është se edhe nëse nuk jeni në Hangout, ju mund të shihni të gjitha bisedat live në WhisteHouse.gov, në këtë faqe të Google+ dhe në kanalin tonë në YouTube./itshqip

RELATED BY