Shtojcë për Chrome, e cila përkthen postimet dhe komentet në Google+

Google ka lëshuar një shtojcë të re, e cila siguron përkthim me të lehtë të postimeve dhe komenteve tek përdoruesit e rrjetit social Google+. Google Translate për Google+, është...

Google ka lëshuar një shtojcë të re, e cila siguron përkthim me të lehtë të postimeve dhe komenteve tek përdoruesit e rrjetit social Google+.

Google Translate për Google+, është lëshuar të hënën dhe është një shtojcë e thjeshtë për shfletuesin Google Chrome që përkthen postimet dhe komentet në më shumë se 50 gjuhë.

“Ne kemi dëgjuar nga një shumë e madhe e përdoruesve se kanë dëshirë të pëkthejnë me lehtë postimet dhe komentet e shkruara në gjuhë të tjera. Unë jam një inxhinier në Google Translate dhe mendova qe ne mund të bëjmë diçka për këtë,” tha Josh Estelle në profilin e tij në Google+.

Pasi të instaloni këtë shtojcë mjafton një rifreskim i shfletuesit dhe pastaj ju mund të filloni ta përdorni për përkthime të postimeve dhe komenteve./itshqip

RELATED BY