Si të editoni një koment të publikuar në Facebook

Facebook bëri disa ndryshime për komentet, largoi butonin Comment dhe tani komentet publikohen vetëm me shtypjen e tastierit ENTER, kurse një resht i ri fillon duke shtypur Shift+ENTER. Për...

Facebook bëri disa ndryshime për komentet, largoi butonin Comment dhe tani komentet publikohen vetëm me shtypjen e tastierit ENTER, kurse një resht i ri fillon duke shtypur Shift+ENTER. Për shumicën kjo është një ndryshim shum i ndërlikuar sepse shum shpejt mund të vjen deri në gabime, të publikohet ndonjë koment i papërfunduar.

Por, me komentet e reja Facebook startoi edhe një opsion të ri fillimisht i pa hetuar, për editimin e komenteve. Çdo koment ka edhe një X(iks) të vogël menjëher mbi komentin. Në rast se gabimisht publikoni ndonjë koment, klikoni në atë X dhe do të hapet opsioni për të edituar komentin tuaj.

Problemi është se mund të editoni vetëm komentin e fundit. Nëse ka ndonjë koment pas komentit tuaj atëherë do të mund vetëm ta fshini. Gjithashtu koha për editim është shum e shkurtër, keni vetëm 60 sekonda për ta edituar komentin, sepse pas 60 sekondave do të mund vetëm ta fshini të njejtën. Gjithashtu, përdoruesit të cilët e kanë të rregulluar për të marë njoftime për komentet, do të marin edhe një njoftim tjetër në rast se editohet ndonjë koment./itshqip.com

RELATED BY