Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram, duke ruajtur fotografitë tuaja?

Më shpalljen e blerjes së Instagram nga Facebook, shumë përdorues janë të shqetësuar në lidhje me informacionet që do ti marrë në dorë Facebook-u. Kur ju fshini llogarinë tuaj...

Më shpalljen e blerjes së Instagram nga Facebook, shumë përdorues janë të shqetësuar në lidhje me informacionet që do ti marrë në dorë Facebook-u.

Kur ju fshini llogarinë tuaj në Instagram, fotot tuaja, miqtë, komentet dhe çdo gjë që ju keni bërë në këtë shërbim fshihet. Para se ta fshini llogarinë tuaj ju mund të përdorni aplikacionin Instaport, për ti ruajtur fotot tuaja.

Thjesht hyni në faqen zyrtare të Instaport dhe klikoni “Sign in with Instagram,” lejoni të drejtat e hyrjes në dosjet tuaja dhe pastaj filloni shkarkimin.

Tani pasi që fotot tuaja janë ruajtur në mënyrë të sigurtë në kompjuterin tuaj është koha ta fshini llogarinë tuaj në Instagram. Për ta fshirë llogarinë tuaj hyni tek faqja e fshirjes së llogarisë dhe zgjidheni një arsye se për çfarë po largoheni nga Instagram.

Pastaj vetëm klikoni në butonin “I understand, deactivate my account.”

Edhe pse keni humbur informacionet, komentet dhe miqtë tuaj në Instagram, ju mund të pushoni të qetë se të dhënat tuaja nuk mund të përdoren nga Facebook./itshqip

RELATED BY