Si të shkarkoni Windows 8.1 Preview

Të mërkurën në konferencën e mbajtur Microsoft lansoi Windows 8.1 që tani është në dispozicion vetëm në Windows Store për përdoruesit e Windows 8 dhe Windows RT. Po ashtu,...

Të mërkurën në konferencën e mbajtur Microsoft lansoi Windows 8.1 që tani është në dispozicion vetëm në Windows Store për përdoruesit e Windows 8 dhe Windows RT.

Po ashtu, Microsoft premtoi se së shpejti një skedar në formatin ISO do jetë në dispozicion  për t`a instaluar më lehtë apo për të përdorur atë edhe në ndonjë makinë virtuale.

Mos harroni  se Windows 8.1 Preview ende është në nivelin Beta dhe para se ta instaloni atë në pajisjen tuaj ruani të gjitha të dhënat tuaja dhe për më tepër lexoni këtu pyetjet që parashtrohen shpesh për Windows 8.1 Preview.

Kërkesat e sistemit janë të njëjta me Windows 8, pra :

  • Procesor 1GHz ose më të shpejtë;
  • Grafikë MicrosoftDirectX 9 me WDDM driver;
  • Për sistem 32-bit duhen 1GB RAM dhe 16GB hapsirë;
  • Për sistem 64-bit duhen 2GB RAM dhe 20GB hapsirë .

Ndërsa për Windows RT 8.1 Preview nevojitet që pajisja të ketë Windows RT dhe 10GB hapsirë.

Nëse përdoruesit e Windows RT shkarkojnë Windows RT 8.1 Preview atëherë nuk do jeni në gjendje për të vendosur sistemin e tyre  paraprak Windows RT në pajisjen tuaj.

Për të filluar së pari vizitoni preview.windows.com dhe klikoni butonin “Get it now” .

Windows 8.1 Preview1 ITshqip

Një tjetër faqe do ju paraqitet ku janë udhëzimet dhe butoni që duhet ta klikoni për të shkarkuar përditësimet ” Get the update”.

Windows 8.1 Preview2 ITshqip

Në këtë hap ju shkarkoni një dosje në pajisjen tuaj të cilën duhet ta instaloni dhe të ristatoni pajisjen tuaj.

Pasi që pajisja të jetë ristartuar, ju kërkohet që të shkoni në Windows Store për të shkarkuar  Windows 8.1 Preview dhe këtë mund ta bëni duke klikuar butonin ” Download ” .

Windows 8.1 Preview3 ITshqip

Pasi të keni shkarkuar skedarin e parë dhe restartuar sistemin tuaj, ju do të jeni në gjendje për ta gjetur skedarin Preview në Windows Store.

Ndryshimet në Windows 8.1 përfshijnë një faqe të riformuar dhe një dizajnë të ri për Windows Store./itShqip

RELATED BY