Siguria e dobët shkaktoi vjedhjen e 1 miliardë të dhënave

Hulumtimet e reja sugjerojnë që më shumë se 1 miliardë të dhëna të regjistruara janë vjedhur nga më shumë se 1.500 sulme individuale brenda vitit të kaluar. Të dhënat...

Sigurimi i dobët shkakton vjedhjen e 1 miliardë të dhënave

Hulumtimet e reja sugjerojnë që më shumë se 1 miliardë të dhëna të regjistruara janë vjedhur nga më shumë se 1.500 sulme individuale brenda vitit të kaluar.

Të dhënat e fundit nga Gemalto, një kompani sigurie, tregon për një rritje të vazhdueshme vit pas viti si në shkeljen e korporatave ashtu edhe tek të dhënat e vjedhura.

Shkelja e të dhënave u rrit për 49%, ndërkohë që vjedhja apo humbja e të dhënave të regjistruara u rrit për 78% ndaj vitit të kaluar.

Siguria u bë shënjestër kryesore e vitit të kaluar pas sulmeve të profilit të lartë që ndodhën në banka dhe tek bizneset e vogla. Gjigandi bankar JPMorgan Chase dhe Target janë emëruar si hakimet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara. Por shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave nuk përfunduan me këto, pasi që javë më parë kompania për sigurim shëndetësor Anthem humbi mbi 80 milionë të dhëna si pasojë e një sulmi kibernetikë.

“Ne jemi duke parë qartë një ndryshim në taktikat e sulmeve kibernetike , ku vjedhja e të dhënave personale po bëhet më e dendur sesa vjedhja e numrave të kredit kartelave,” tha Tsion Gonen, drejtori ekzekutiv në Gemalto, transmeton itShqip.com. “Këto lloje të sulmeve mund të çojnë në krijimin e ndërmarrjeve kriminale për falsifikim të identitetit,” shtoi Gonen.

Ndërkohë, administrata e Obamës është duke luftuar kundër shkeljeve të të dhënave dhe vjedhjen e tyre. Të martën, qeveria paralajmëroi një qendër kundër kërcënimeve kibernetike me shpresën për të parandaluar sulmet e tilla.

Presidenti pritet që të shpallë sonte një mënyrë të re për të ndihmuar bizneset private në mbrojtjen e të dhënave duke zvogëluar kështu sulmet kibernetike që po ndodhin vazhdimisht nëpër institucione të ndryshme.(ITshqip)

RELATED BY