SkyDrie Wave 5 do të ofroj ruajtje të pakufizuar të fotove dhe dokumenteve

Në qoftë se ju përdorni SkyDrive për ruajtjen e fotografive dhe dokumenteve tuaja, ju do të keni disa risi brenda këtij shërbimi, të cilat Microsoft do t’i realizoj dalëngadalë....


Në qoftë se ju përdorni SkyDrive për ruajtjen e fotografive dhe dokumenteve tuaja, ju do të keni disa risi brenda këtij shërbimi, të cilat Microsoft do t’i realizoj dalëngadalë.

Përdoruesit e sistemit të ruajtjes do të mund të ruajnë një sasi të pakufizuar të dokumenteve dhe fotografive me SkyDrive Wave 5. Për të gjitha tipet dhe fajllat e tjera të tyre, shërbimi do të ofroj 25 GB hapësirë. Ky është një përmirësim i madh dhe 25 GB nuk janë pak, ku përdoruesit mund të ruajnë çdo gjë.

SkyDrive me këtë ndryshim të rendësishëm do të të ndihmoj përdoruesit të mbajnë dokumentet e tyre të aksesueshme në çdo kohë, pa marrë paraysh ku gjenden. SkyDrive mbështet vetëm sistemin operativ Windows Phone, por pritet që Microsoft të publikoj edhe versionet për iOS dhe Android në të ardhmen.

Ju e përdorni më shumë Dropbox-in, që është i ngjashëm me këtë shërbim, me 2 GB hapësirë për përdoruesit që regjistrohen pa pagesë apo SkyDrive? Na tregoni në komente./itshqip

RELATED BY