Skype do largohet nga telefonat me Windows 7

Skype do të ndërprej përkrahjen për telefonat e fundit nga Microsoft që punojnë me sistemin operativ Windows 7. Ky akt i Skype-s do ndikojë keq tek Microsoft në tregun...
informatika shqiptare

informatika shqiptareSkype do të ndërprej përkrahjen për telefonat e fundit nga Microsoft që punojnë me sistemin operativ Windows 7. Ky akt i Skype-s do ndikojë keq tek Microsoft në tregun e telefonisë mobile në mbarë botën. Skype tani do fukusohet në zhvillimin e programit që të përkrah dhe të punoj më lehtë tek Apple iPhone 4G dhe telefonat me Android nga Google. Ky lajm u bë i ditur gjatë një eventi të mbajtur ne Australi.

Gjatë këtij eventi u konfirmua se Skype nuk është e interesuar më që të zhvilloj versione të aplikacionit të vet për telefonat me Windows 7. Konfliktet me XNA dhe Silverlight, politikat e Microsoft për VoIp, dhe disa probleme tjera janë disa nga arsyet që bënë Skype-në të braktisë telefonat me Windows 7.

Ky hapë nga Skype me siguri se do të ndikojë negativisht në tregun e telefonisë mobile për Microsoft dhe telefonat me Windows 7. Pavarësisht se përdoruesit e Skype-së në telefonat celular kanë qenë shumë të interesuar që Skype të zhvilloj aplikacionin e saj edhe për telefonat me Windows 7, atyre tani më ju mbetet vetëm të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Categories
Software
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY