Skype ju mundëson hakerëve të zbulojnë se çfar shkarkoni nga BitTorrent

Një grup hulumtues për siguri, në përpjekje për të dëshmuar një lëshim sigurie në Skype, arritën të krijojnë sistem i cili ju mundëson të identifikojnë Ip adresat e çdo...

Një grup hulumtues për siguri, në përpjekje për të dëshmuar një lëshim sigurie në Skype, arritën të krijojnë sistem i cili ju mundëson të identifikojnë Ip adresat e çdo përdoruesi në Skype, pa dijeninë e tyre, të zbulohen lokacionet, si dhe të ndjeken të gjitha dokumentet e ndara të cilët arrijnë po nga ajo Ip adresë. Përmes këtij lëshimi, çdokush mund të zbulon se çfar në fakt përdoruesit e Skype shkarkojnë nga BitTorrent.

Hulmutuesit zbuluan mënyrë se si të ti lajmërojnë përdoruesit e Skype, pa ato të jenë në dijeni për këtë, dhe të mesojnë Ip adresën e tyre, dhe më pas të shfrytëzojnë atë për të përcaktuar lokacionin e tyre gjeografik, si dhe përdorimin e tyre në BitTorrent. Sipas studimit të hulumtuesve, metoda për mbledhjen e Ip adresave funksionon edhe në rast se përdoruesit e Skype e kanë konfiguruar profilin e tyre që të pranon thirje vetëm nga ato që i kanë në listën e kontakteve. Gjithashtu funksionon edhe tek përdoruesit të cilët nuk janë loguar në Skype.

Për të dëshmuar këtë lëshim sigurie, hulumtuesit kishin mbledhur 10.000 Ip adresa në mënyrë të rastësishme, për ti lidhur ato adresa me dokumentët e shkarkuar nga BitTorrent, pastaj krijuan mjet për identifikimin e Ip Adresave në më shum faqe BitTorrent, të cilët më pastaj i krahasonin me Ip Adresat e mbledhura. Gjithmon kur do të vërehej ndonjë ip adresë, mjeti do të zbulonte profilin e Skype që përdorte BitTorrent. Edhe në rast se IP Adresa ishte përdorur nga më shum përdorues në një rrjet, sistemi përsëri mund të lidhte profilin unik të Skype me ndonjë shkarkim të caktuar.

Ky lëshim sigurie sigurisht do t’ju ndihmonte kompanive nga idustria e zbavitjes për të parandaluar shkarkimin ilegal të dokumenteve. Përgjegjësi kryesor për sigurin në Skype, Andrijan Asher, ka deklaruar se e respekton privatësin e përdoruesve të tyre dhe se janë të angazhuar që të bëjnë produktine tyre sa më shum që është e mundur më të sigurt, dhe se çdo softuer në Internet, për komunikim mundëson të zbulohet Ip Adresa e atij që komunikon.

Për më shum informacione rreth këtij lëshimi sigurie në Skype, dhe si ai mund të shfrytëzohet, vizitoni studimin origjinal, të cilin mundë të gjeni nga linku më poshtë./itshqip

 

RELATED BY