Skype pret që deri në vitin 2015 të ketë 1 miliard përdorues

Operatori më i madh i thirrjeve ndërkombëtare ka theksuar se deri në vitin 2015 ata presin që ti kenë rreth 1 miliard përdorues. “Gjysma e përdoruesve deri në atë...

Operatori më i madh i thirrjeve ndërkombëtare ka theksuar se deri në vitin 2015 ata presin që ti kenë rreth 1 miliard përdorues.

“Gjysma e përdoruesve deri në atë kohë do të jenë kompani apo përdorues biznesi, dhe nga 20% sa është numri i tyre në këtë kohë, deri në vitin 2015 ky numër do të rritet në 30%” – tha David Gurle nga Skype.

Skype ka qendrën e saj në Luksemburg, dhe fillimisht ka startuar si kompani ku ka ofruar thirrje pa pagesë. Tani në versionin e fundit  të aplikacionit të tyre ata ofrojnë mundësinë e bisedave grupore me video.

“Ky është hapi më i madh në arritjen e këtij numri” – tha David Gurle.

David Gurle gjithashtu theksoi se të ardhurat e kompanisë vitin e kaluar janë rritur rreth 30%, rreth 580 milion euro.

RELATED BY