Slack lanson funksionin për identifikim të dyfishtë pas hakimit

Shërbimit për komunikim Slack duket se iu vështirësuan punët pasi që data baza e platformës u hakua. Hakerët ishin në gjendje të fitojnë akses në pseudonimet, fjalëkalimet dhe e-mail...

Slack lanson funksionin për identifikim të dyfshitë pas hakimit

Shërbimit për komunikim Slack duket se iu vështirësuan punët pasi që data baza e platformës u hakua. Hakerët ishin në gjendje të fitojnë akses në pseudonimet, fjalëkalimet dhe e-mail adresat e përdoruesve në data bazë.

Fatkeqësisht, Slack përdorte vetëm një mënyrë për enkriptim, kështu që edhe nëse hakerët fitonin akses në data bazë, nuk ishte asnjë mënyrë që garanton se ishin në gjendje të dekriptonin platformën, transmeton ITshqip.com. Po ashtu, kompania pohon se informatat financiare dhe pagesat nuk janë dëmtuar gjatë sulmit.

Ndërkohë, platforma Slack ka lansuar funksionin për identifikim të dyfishtë për përdoruesit, në rast të ndonjë incidenti në të ardhmen.

Në rast se përdorni shërbimin Slack, iu rekomandojmë të ndryshoni fjalëkalimin dhe të kaloni menjëherë në funksionin për identifikim të dyfshitë./itShqip/

RELATED BY