Mozilla nxjerr versionin provues të SO Firefox

Mozilla këtë javë nxori një version të hershëm të SO Firefox për kompjuter tryeze, që do t’u mundësoj zhvilluesve të përjetojnë SO për mobil para se të arrij në...

Mozilla këtë javë nxori një version të hershëm të SO Firefox për kompjuter tryeze, që do t’u mundësoj zhvilluesve të përjetojnë SO për mobil para se të arrij në telefona.

Versionet në dispozicion janë për Mac, Windows, dhe Linux.

“Jemi detyruar të ndërtojmë një komunitet testuesish të interesuar, por të kufizuar në versionet për shpërndarje për shkak të kontratave ligjore,” shkruan Tony Chung nga Mozilla në një postim blogu. “Sidoqoftë, ekipi i zhvillimit të këtij versioni ishte në gjendje të marrë ndërtimet ditore të krijuara dhe publikuara online që të gjithë të luanin me ato.”

Udhëzimet për zbatim janë në faqen Gaia/Hacking. U duhet të keni një Gaia profil për të nisur versionin; pa një profil mund të hasni në monitor të zi; më tepër detaje ka në postimin e blogut nga Chung.

“Nëse jeni një ueb zhvillues, këto versione mund t’i përdorni për të krijuar dhe provuar ueb aplikacionin tuaj,” shkruan Chung. “Nëse jeni të interesur të ndihmoni në prova, këto versione gjithashtu do t’u japin mundësi që aty për aty të luani me to dhe të na ndihmoni në shkrimin e planeve provuese dhe gjetjen e të metave. Ne ftojmë të gjithë që të provojnë këto versione.”

Më herët këtë muaj, Mozilla njoftoi se sistemi i saj operativ i pavarur për mobil – Boot to Gecko – do të jetë i njohur si SO Firefox, me TCL Communication Technology dhe ZTE si partnerët e saj të parë prodhues.

Pajisjet e para të fuqizuara me SO Firefox do të përdorin procesorin Qualcomm Snapdragon dhe pritet të lansohen në Brazil në filim të vitit 2013 përmes shërbimit Telefónica’s Vivo, thonë në Mozilla. Operatorët si Deutsche Telekom, Etisalat, Smart, Sprint, Telecom Italia, dhe Telenor gjithashtu janë zotuar se do të ofrojnë pajisje me SO Firefox.

Edhe një lajm tjetër për Firefox, Mozilla këtë javë nxori versionin beta të Firefox 15. Përditësimi përmban përmirësime të memorjes përmes shtojcave që, ofrojnë një përvojë më të optimizuar shfletimi. Gjithashtu, ofrohet edhe përkrahja e PDF, që u mundëson përdoruesve të shikojnë PDF skedat brenda shfletuesit. Më tepër detaje ka në Mozilla blog.

Firefox 14 u lëshua në përdorim më herët këtë javë, me një varg përmirësimesh sigurie.

 

RELATED BY