Sony Ericsson ka rikthyer profitin

Provideri i telefonave mobil Sony Ericsson në qerekun e dytë të vitit ka rikthyer profitin, duke rritur çmimet. Në hije mbeti fitimi i vogel prej 12 milionë euro pas...

Provideri i telefonave mobil Sony Ericsson në qerekun e dytë të vitit ka rikthyer profitin, duke rritur çmimet. Në hije mbeti fitimi i vogel prej 12 milionë euro pas humbjeve të 213 milionë euro vitin e kaluar. Profiti i kompanisë Sony dhe LM Ericsson tani sillet rreth 1,757 miliard euro, pas 1,684 miliard në vitin e kaluar, raporton të premten kompania. Edhe nëse krahasojmë fitimet në qerekët tjerë të vitit përsëri kompania ka arritur profit të lartë me qerekun e dytë të vitit.

Çmimi më i lartë mesatarisht është rritur poashtu në krahasim me vitin e kaluar në 160 euro. Duhet thënë që shiti më pak telefona sesa vitin e kaluar. 11 milionë telefona i vendosi në shitje kompania, që janë më shumë sesa në qerekun e parë të vitit, por bindshëm më pak se 13.8 milionë sesa vitin e kaluar në periudhën e njejtë.//itshqip.com

RELATED BY