Sony Ericsson paralajmëroi një telefon të ri Walkman me integrim në Facebook

Në përpjekje për të tërhequr klientët e rinjë me më shumë argëtim dhe komunikim, Sony Ericsoon paralajmëroi një telefon të mençur Live with Walkman i cili do të punojë...

Në përpjekje për të tërhequr klientët e rinjë me më shumë argëtim dhe komunikim, Sony Ericsoon paralajmëroi një telefon të mençur Live with Walkman i cili do të punojë në Android 2.3 Gingerbread dhe do të posedojë një integrim unikat me Facebook dhe me opsione të ndryshme si dhe multimedija.

Telefoni i mençur do të ketë 3.2inch 480×320 ekran dhe 1GHz procesor. Gjithashtu do të ketë një kamerë para paisjes me mundësi për video thirje me Skype, dhe një tjetër në pjesën e pasme e cila do të jetë me 5 megapikselë dhe do të regjistrojë video me 720 HP. Përveç aftësive të shquar audio, do të ketë dhe integrim me Facebook për ndarje më të lehtë të fotografive, muzikave, dhe qasje deri në kontaktet.

Pritet që Sony Ericsson të jetë në dispozicion globalisht deri në fund të vitit 2011./itshqip

 

RELATED BY