Sony hakohet edhe për herë të pestë, vidhen milionë fjalëkalime

Grupi i hakerëve Lulz Security thotë se kishin sulmuar serverët e Sonypictures.com dhe kishin vjedhur diku 1 milionë fjalëkalime të cilat janë të publikuara në faqen e tyre. Nga...

Grupi i hakerëve Lulz Security thotë se kishin sulmuar serverët e Sonypictures.com dhe kishin vjedhur diku 1 milionë fjalëkalime të cilat janë të publikuara në faqen e tyre. Nga kompania e Sony-t thonë se janë duke hetuar rastin.

Kjo është situata e pestë ku sistemet e Sony sulmohen dhe vjedhen të dhëna për përdoruesit në një përiudhë prej 2 muaj. Para një muaji ishte ç’kyqur PlayStation rrjeti pasi u zbulua se ishin keqpërdorur të dhëna personale për 77 milionë përdorues.

Sony e cila përsëri startoi rrjetin e saj PlayStation, edhe atë pas disa tentimeve, për 24 orë përsëri është përballur me sulme, por tani tek serverët e SonyPictures.com nga ana e Lulz Security të cilët thonë se kanë vjedhur imell adresa, data të lindjes dhe informacione tjera lidhur në profilet e Sony për 1 milionë përdorues.

SonyPictures.com është thyer me një sulm të thjesht SQL Injection, “një nga dobësitë më primitive dhe të  zakonshme”, thonë hakerët të njohur nga thyerjet e më hershme të televizionit PBS, Fox.com, dhe faqen japoneze Sony.

“Me një injection të thjeshtë fituam qasje të plotë në gjithcka. Pse të keni besim tek një kompani e cila lejon kësi lloj vrimash në serverët e tyre.”, thuhet në një post të hakerëve. Sony ka ruajtur 1.000.000 fjalëkalime në tekst të thjeshtë, të pa enkriptuar(plain text), që do të thotë vetëm për ti marrë ato. Kjo është turp dhe e pasigurt: dhe ato këtë e kanë merituar këtë”./itshqip

RELATED BY