Sony ka shitur 18.5 milionë njësi të konsolës PlayStation 4

Sony njoftoi të Hënën në CES 2015 që ka shitur 18.5 milionë njësi të konsolës PlayStation 4 që prej lansimit në Nëntor 2013, ndërsa vetëm gjatë festave të fund...

Sony rikthen online rrjetin e PlayStation

Sony njoftoi të Hënën në CES 2015 që ka shitur 18.5 milionë njësi të konsolës PlayStation 4 që prej lansimit në Nëntor 2013, ndërsa vetëm gjatë festave të fund vitit ka shitur 4.1 milionë njësi.

Duket që konsumatorët po blejnë më shpejtë konsolën PlayStation 4 sesa paraardhësin e tij. Bazuar në shifrat nga grupi NPD, që ndjek shitjet e pajisjeve në tregun e SHBA-së, të dy konsolat, PlayStation 4 dhe Xbox One kanë shitur 80% më shumë njësi brenda 13 muajve të lansimit. Gjithashtu, edhe konsola Xbox One është lëshuar në Nëntor të 2013.

Kjo do të thotë që PlayStation 4 vazhdon ende të tejkaloj Xbox One për nga numri i shitjeve, megjithëse Microsoft në raportin e fundit thotë që qëllimi i vetëm ishte të kalonin shifrën prej 10 milionë njësi të shitura deri në Nëntor. Por muaji Nëntor duket që ka qenë shumë i mirë për konsolën Xbox One, pasi që të dhënat nga NPD për muajin Nëntor tregojnë që Xbox One ka mundur konsolën PlayStation 4 për herë të parë brenda nëntë muajve, duke iu falënderuar zbritjeve të mëdha të konsolës Xbox One gjatë festave të fund vitit.

Një tjetër lajm i mirë nga Sony ishte njoftimi që kompania bëri për programin PlayStation Plus, i cili ka arritur 10.9 milionë abonues. Ky program ofron lojëra falas për shkarkim çdo muaj si dhe është i nevojshëm për persona që dëshirojnë të luajnë lojërat së bashku në konsolën PlayStation 4./itShqip

RELATED BY