Sony kërcënon rrjetin social Twitter

Sony ka kërcënuar rrjetin social Twitter që nëse nuk bllokon llogaritë që vazhdojnë të postojnë materialet e hakuara nga sulmi që ndodhi në Sony Pictures Entertainment (SPE) atëherë do...

Sony kërcënon rrjetin socail Twitter

Sony ka kërcënuar rrjetin social Twitter që nëse nuk bllokon llogaritë që vazhdojnë të postojnë materialet e hakuara nga sulmi që ndodhi në Sony Pictures Entertainment (SPE) atëherë do padisë kompaninë. Avokati i kompanisë së filmave, David Boies ka dërguar një letër rrjetit social duke kërkuar që ato llogari të mbyllen përgjithmonë. Letra e dërguar nga Boies është publikuar nga uebfaqja Motherboard, që shkruan:

SPE (Sony Pictures Entertainment) nuk pëlqen që Twitter apo llogaritë në Twitter të zotrojnë kopje, rishqyrtime, publikime, ngarkime, shkarkime apo shpërndarje të ndonjë informacioni të publikuar nga informatat e vjedhura, kështu që ne kërkojmë që të pezulloni pronarët e atyre llogarive në Twitter apo edhe llogaritë e tjera që shpërndajnë informacione të tilla përmes Twitter-it.

Hakerët që rrëzuan rrjetin e Sony Pictures, ndryshe të njohur si Guardians of Peace/Mbrojtësit e Paqes, kanë ngarkuar të dhënat e vjedhura dhe kanë shpërndarë lidhjet e tyre në shumë rrjete sociale. Në këto linqe mund të kenë aksesë të gjithë, ku mund të shkarkojnë përmbajtjen e tyre. Kjo çoi deri në lëshimin e paligjshëm të filmave si dhe në publikimin e gjërave private të puntorëve fatkeq të kompanisë.

Qeveria e SHBA-së kishte akuzuar Korenë Veriore për sulmin kibernetik që ndodhi tek kompania Sony Pictures në Nëntor, por një gjë të tillë Koreja Veriore nuk e kishte pranuar. Nga sulmi rezultoi të jetë publikuar edhe skripti i filmit të ardhshëm nga James Bond, Spectre, i cili u lëshua online.

Po ashtu, ky sulm çoi edhe deri në anulimin e premierës së filmit “The Interview”, film që shfaq atentatin ndaj drejtuesit të Koresë Veriore, Kim Jong-un. Ndërkohë, i gjithë rrjeti i Koresë Veriore ishte ndaluar të Martën, pavarësisht që vendi kishte katër ofrues të internetit, të gjithë banorët e këtij vendi nuk kishin qasje në internet./itShqip

RELATED BY