Sony lanson modelin A7S, kamerë që incizion video 4K

Pas lansimit të modelit A7 dhe A7R, Sony sjell edhe një antarë të ri të kësaj serie të kamerave, Sony A7S. Shkronja ‘S’ në këtë pajisje ka të bëjë...

Pas lansimit të modelit A7 dhe A7R, Sony sjell edhe një antarë të ri të kësaj serie të kamerave, Sony A7S. Shkronja ‘S’ në këtë pajisje ka të bëjë me ‘ndjeshmërinë’, që do të thotë se kjo kamerë do zgjedh të gjitha problemet që ju mund të keni gjatë mbajtjes së kamerës. Kamera është vërtetë shumë e mirë për kushte ku ndriqimi është shumë i ulët. Po ashtu, kamera ka edhe funksionin për incizimin e video 4K, e cila është duke bërë bujë tani.

Sony lanson modelin A7S, kamerë që incizion video 4K

Sony A7S ka kamerë 12.2 megapiksel me sensor 35mm EXMOR CMOS dhe rezolucion prej 4240 x 2832 (3:2).  Sony është duke përdorur shumë sensorë në rezolucion të vogël, që do të thotë se pikselat do të jenë shumë të mëdha. Siq është cekur më parë, kjo kamerë është shumë e ndjeshme ndaj dritës, duke u mburrur me vargë të ISO-së prej 50 deri në 409,600. Kështu kur të gjitha këto kombinohen atëherë japin disa rezultate jashtëzakonishtë të mira, pavarsishtë kushteve të ndrimiqit në momentin kur ju shkrepni fotot.

Veqori tjetër e mirë e kësaj kamere është incizimi i videove 4K me rezolucion (3840 x 2160). Por nëse dëshironi të incizoni video me më pak rezolucion, atëherë keni mundësi të zgjedhëni edhe opsionet si 1080p60, 1080p30 dhe 720p120. Gjëja më e rëndësishme për këtë aparat është se përdor të gjitha pikselat për rekordimin e videove, duke përdorur vetëm një pjesë të sensorave.

Sony lanson modelin A7S, kamerë që incizion video 4K1
Ky model ka një trup që nuk duket ndryshe nga modeli A7SR që përmban një ekran 3 inç XGA OLED, Wi-Fi, NFC, port HDMI, mikrofon dhe port për kufje. Çmimi dhe data e debutimit në treg ende nuk janë zbuluar./itShqip

RELATED BY